X

“Deti” në Hagë, vjen reagimi i parë i kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis


Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin që palët, Greqia dhe Shqipëria t’i drejtohen Gjykatës së Hagës për çështjen e kufirit detar.

Mediat greke shkruajnë sot se komentet i ka bërë pas një takimi me presidentin qipriot Nicos Anastasiades dhe atë egjiptian Fatah al Sisi në Nikozia. Ai tha se “kjo ishte mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre”.

“Kemi rënë dakord që meqenëse nuk mund të zgjidhim mosmarrëveshjet tona rreth caktimit të kufijve të Zonave Detare jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre” u shpreh Mitsotakis.

Shqipëria dhe Greqia morën vendimin për ta çuar në Gjykatën e Hagës çështjen e kufirit detar mes dy vendeve dy ditë më parë, pas takimit të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Kapen 26 kg kokainë e pastër, tre të arrestuar në Itali, mes tyre dy shqiptarë

Policia italiane në një operacion antidrogë ka vënë në pranga tre persona mes tyre 2 shqiptare, të cilët janë kapur...

Close