X

Denoncimi i Bashës: Në kontratën e inceneratorit të Fierit, nuk ekziston kriteri i çmimit!


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar sot kontratën e inceratorit të Fierit, pasi sipas tij, koncesionari që fitoi garën, u përzgjodh pa iu vlerësuar oferta financiare. Kjo, theksoi kreu i PD është një aferë mafioze, pasi mungesa e ofertës financiare i jep të drejtë koncesionarit të marrë sa para të dojë, pasi nuk ka një vlerë tavan.

Fakt tronditës, konçesionari i inceneratorit të Fierit u përzgjodh pa vlerësuar ofertën financiare. Mungesa e ofertës financiare si kriter vlerësimi, inceneratori i Fierit një skema mafioze e zhvatjes së parave të taksave. Inceneratori i Fierit, Klodian Zoto mund të kërkojë sa të dojë nga shteti; konçesioni nuk ka një vlerë tavan. Janë harxhuar 23.8 milione euro për një kontratë që nuk ka të përcaktuar çmimin. A ka prokuror që nuk e kupton vjedhjen që po bëhet me inceneratorët? Pyes SPAK: Kur do të dilni përpara shqiptarëve të informoni se çfarë po bëni me dosjet e inceneratorëve? “-tha Basha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Hapeni gojën”, Basha thirrje SPAK-ut: Hetoni politikanët që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve

Kryedemokrati Lulzim Basha foli për një realitet të zymtë sa i përket pandemisë dhe ekonomisë së vendit. Por gjatë konferencës...

Close