X

Çështja e detit në Hagë, Basha: Urgjentisht të nisë faza paraprake, nëse i lihet në dorë Ramës përbën rrezik për interesat kombëtare


Kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkuar që duhet nisur urgjentisht faza paraprake për ta çuar çështjen e detit në Hagë për të rënë dakord me Greqinë për një marrëveshje të pranuar.

Basha ka theksuar se qëndrimi i PD prej 10 vitesh nuk ndryshon dhe kjo çështje duhet trajtuar nga organet e drejtësisë ndërkombëtare.

Nga ana tjetër ai ka theksuar se ky nuk është momenti i duhur për fazën paraprake, pasi qeveria aktuale s’ka legjitimitet dhe madje nuk është as e përgatitur.

Ai shton se nëse i lihet në dorë Ramës kjo fazë atëherë përbën rrezik të interesave kombëtare.

“Prej 10 vitesh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pikëpamja ime ka qenë që duhet trajtuar nga organet e drejtësisë ndërkombëtare. urgjentisht duhet faza paraprake se duhet punë shumë e madhe.

Ky nuk është moment i përshtatshëm.

Kjo qeveri s’ka as legjitimitet, madje as përgatitje, madje referuar dhe deklarimeve të kryeministrit kjo përbën rrezik për interesat kombëtare nëse i lihet në dorë. Faza paraprake është punë shumë voluminoze.

është që nga njëra anë, kjo çështje duhet trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare, por duhet që ky hap të ndërmerret nga një qeveri legjitime. Procesi para këtij hapi është shumë voluminoz, në çdo aspekt.”– tha Basha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Konçesionet, shkaku kryesor përse Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Europë

Nga Erion Dasho COVID lexohet me "K" si koncensionet Duke filluar nga dita e sotme, nuk do të mjaftohem vetëm duke sqaruar...

Close