X

Zidane nuk fshihet: Ekipi nuk m’u përgjigj, përgjegjësia ime. Ishim skandal


Humbja e dytë radhazi në shtëpi dhe shenja krize te Real Madrid. Kampionët e Spanjës u mposhtën 2-3 nga Shakhtar Donetsk në sfidën e parë të fazës së grupeve në Champions League, teksa në fundjavë dështuan edhe përballë Cadiz në kampionat (0-1).

Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane merr përsipër përgjegjësitë e disfatës së sotme në konferencën e zakonshme për shtypin, ku ndër të tjera tha: “Më vjen keq për këtë që po ndodh, përgjegjësitë janë të gjithë të miat.

Skuadra nuk luajti ashtu siç i kërkova ta bënte dhe kur ndodh një gjë e tillë, është faji i trajnerit. Lojtarët luajnë në fushë dhe kanë nevojë për zgjidhje. Luajtëm shumë keq, nuk ka nevojë të shtoj ndonjë gjë tjetër për humbjen me Shakhtar.

Nuk ia dolëm të bënim as gjërat që bëjmë gjithmonë. Është momenti të stërvitemi fort dhe të shkojmë me kokën lart në El Clasico (Barcelona-Real Madrid, 24 tetor), një ndeshje shumë e rëndësishme“, deklaron Zidane.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
S’e njohin në hyrjet e “San Siros”, sulmuesi francez gjen zgjidhjen origjinale

Markus Thuram mban një mbiemër të famshëm mbi supe. 23-vjeçari është djali i Lilian Thuram, ish-mbrojtësit të njohur francez të...

Close