X

S’e njohin në hyrjet e “San Siros”, sulmuesi francez gjen zgjidhjen origjinale


Markus Thuram mban një mbiemër të famshëm mbi supe. 23-vjeçari është djali i Lilian Thuram, ish-mbrojtësit të njohur francez të Juventusit, Barcelonës dhe Parmës, i cili ia doli të shpallet Kampion Bote dhe Evrope me “Gjelat”.

Markus ka zgjedhur një tjetër pozicion, atë të sulmuesit dhe prej korrikut të vitit të kaluar është pjesë e gjermanëve të M’Gladbach. Thuram Jr ka luajtur me të gjithë përfaqësueset e moshave të Francës dhe shpreson të marrë një ftesë nga kombëtarja e madhe.

Ekipi i tij u përball  me Interin në sfidën e parë të grupeve të Champions League, teksa sulmuesi është ndeshur me një situatë të pazakontë përpara se të futej në mitikun “San Siro”. Thuram kishte harruar dokumentet dhe një “stewart” italian i kërkoi të identifikohej.

Zgjidhja? Krejtësisht origjinale, lojtari francez futet në google, kërkon emrin e tij dhe ia tregon se kush është, sigurisht duke marrë lejë për t’iu bashkuar shokëve të skuadrës për stërvitjen e fundit para sfidës me Interin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Champions League/ Bayern Munich shkatërron Atletico Madrid, Interi barazon me Borusia Mynshengladbah

Kampionët në fuqi të Bayern Munich, e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri në...

Close