X

Raste me Covid-19 në Poliçan, të infektuar drejtori dhe dy punonjëse të qendrës së të moshuarve

Covid-19 ka hyrë tashmë edhe në qytetin e Poliçanit, ku që prej muajit korrik nuk ka pasur asnjë të infektuar. Drejtori dhe dy punonjëse të qendrës së të moshuarve kanë rezultuar sot pozitivë me koronavirus.

Kjo ka vënë në alarm gjithë stafin e kësaj qendre dhe të moshuarit, të cilët janë karantinuar dhe do t’i nënshtrohen tamponit. Mësohet se të infektuarit janë pjesëtarë të së njëjtës familje dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Edhe pesë raste të tjera në qytetin e Poliçanit nga mosha 52-84 vjeç, janë konfirmuar “pozitivë” nëpërmjet skanerit të kryer pas shfaqjes së shenjave të theksuara të infektimit. Ata janë transportuar në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku përveç mjekimeve po marrim edhe trajtim me oksigjen.

Burimet zyrtare pranë DSHP-së Berat bëjnë me dije se për të gjitha rastet e evidentuara “pozitive” po kryhet hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit, ndërkohë që në qendrën e të moshuarve, ku edhe u shfaqën infektimet e para, është kryer dezinfektimi i të gjitha ambienteve të brendshme e të jashtme. Aktualisht në të gjithë qarkun e Beratit numërohen 214 raste aktive me Covid-19.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Hoti e Vuçiç takohen të enjten virtualisht

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të enjten do të takohet virtualisht me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të...

Close