X

Rama naftëtarëve: Me shantazhe dhe presione nuk funksionon me mua


Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar naftëtarëve dhe grave të tyre që të lënë presionet dhe të dalin nga greva.

Ai ka shtuar se me forma detyruese dhe presione nuk funksionon komunikimi me të.

“Në rastin e naftëtarëve, e kam përsëritur edhe sot, s’jemi palë përballë një pale. Ne jemi faktikisht pjesë e një familje, dhe me naftëtarët s’kemi asnjë llogari të hapur apo për të mbyllur, sepse është marrëdhënie private.

Por në kushtet kur kanë këto vështirësi, dhe refuzojnë të hyjnë në asistencë shtetërore sipas ligjeve, jemi të gatshëm të qajmë hallin, që as e ka krijuar qeveria, dhe s’kemi shkop magjik.

Duhet të dalin nga greva nëse duan të bisedojnë. Grevat bëhen për sensibilizim, ne jemi, s’kemi pse, jemi që nga dita e parë.

Me ultimatume dhe me presion, me shantazhe, me kërcënime, me forma detyruese, me shprehje paga pastaj ulemi flasim, nuk funksionon. Jam shumë i keqardhur, sepse nuk është aspak e lehtë të flesh jashtë shtëpisë, jam i gatshëm sot në sekondë të bisedojmë me logjikë, gjëja më e lehtë të futesh në grevë, dalin disa në rrugë aty na bëni kanalizime ose do bllokojmë rrugën.

Ku jemi këtu? Ne s’po rrimë, po bëjmë gjithçka kemi ne në dorë. Nëse është ndërtuar një qytet i tërë pa leje, atëherë do ketë probleme.

Ne kemi bërë dhe do bëjmë kanalizime, por s’bëhen brenda ditës. Me presione s’fitoni me mua. Si xhagajdurët, si njerëzit në hall”, tha Rama.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Interesat e mafias së plehrave dhe Ramës”, Basha reagon ashpër: SPAK i paralizuar, media është censuruar!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencën e sotme për shtyp, denoncoi sërish aferën e inceneratorëve dhe bëri thirrje...

Close