X

Rama: Dita ime nis dhe mbyllet me Ballukun, e telefonoj në mëngjes sapo zgjohem dhe në darkë


Kryeministri Edi Rama është shprehur se ditën e nis dhe e mbyll me ministren Belinda Balluku për shkak të angazhimeve të shumta që kanë kohët e fundit. Në një konferencë për gazetarët, me në fokus ekonominë, Rama preku edhe garën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Kryeministri shtoi se Shqipëria tashmë do të ketë katër aeroporte dhe se gara për atë të Vlorës është ndërprerë për shkak të pandemisë.

Dita ime nis me telefonatën me ministren që në mëngjes, dhe mbyllet me telefonatën me të. Po përpiqemi që të çajmë pengesat që ka shkaktuar pandemia për ndërtimin e aeroportin të Vlorës. Gara është ndërprerë për momentin si pasojë e pandemisë. Sa të mbyllet gara për aeroportin e Vlorës, ne jemi gati të hapim garën për aeroportin e Sarandës,”- tha Rama ndër të tjera.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Afron 25 prilli, Rama fillon me premtimet bombastike: Së shpejti port turistik në Sarandë, Durrës dhe Vlorë

Kryeministri Edi Rama fillon me premtimet bombastike sa herë zgjedhjet janë pranë. Dhe 25 prilli duket më afër çdo ditë,...

Close