X

“Prokuroria të bëjë aq sa Klodiana Lala”/ Basha: Mesazhi që BE i dha drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shtuar kritikat ndaj prokurorisë. Ditët e fundit ai i ka bërë apele të njëpasnjëshme SPAK të zbardhë çështjen e inceneratorëve, por mbrëmjen e së martës ka shtuar tonin ndaj organeve të drejtësisë duke u kujtuar edhe një tjetër çështje. Bëhat fjalë për akuzat për manipulim të zgjedhjeve në vitin 2017 që njihen si dosjet 339 në Durrës dhe 184 në Dibër.

“Pas tërheqjes së Edi Ramës nga padia ndaj BILD, çmimi i Bashkimit Europian për gazetaren Klodiana Lala për investigimin “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave”, është një tjetër dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur, atë e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota, faktet janë aty në dosjen 339 dhe 184, por drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron” – shkruan Basha në Twitter.

“Duke vlerësuar për investigimin gazetaren Klodiana Lala, BE qartësisht ka dhënë mesazhin që drejtësia të paktën duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares Lala dhe të çojë përpara ligjit e pas hekurave organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017. Ndëshkimi i krimit elektoral të vitit 2017 është një nga 15 kushtet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit midis BE dhe Shqipërisë” – e mbyll kreu i opozitës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Denoncimi/ Bashkia i heq rrugës emrin e “Heroit të Popullit”, i vihet emri i vëllait të ish-kryetarit të bashkisë

Në qytetin e Elbasanit ekziston një rrugë që prej vitesh mban dy emra, atë të "Heroit të Popullit", Kozma Naska...

Close