X

Naftëtarët i përgjigjen Ramës, hajde në Ballsh, jo postime në Twitter


Naftëtarët e Ballshit kanë reaguar pasi kryeministri Rama u bëri thirrje për bisedime.

Naftëtarët i kanë theksuar Ramës se nga ai presin zgjidhje për situatën dhe jo postime në rrjetet sociale.

Po ashtu, duke iu referuar postimit në Twitter të kreut të qeverisë, ata shprehen se nuk kanë bërë asnjë herë presion dhe as nuk kanë kërkuar asgjë që ai nuk mund ta zgjidhë.

“Ne kërkojmë zgjidhje konkretet të problemit dhe jo postime në Twitter nga Edi Rama. Ne nuk kemi bërë asnjë presion karshi qeverisë.

Të presim këtu në shesh, në Ballsh. Nuk kemi kërkuar asnjë gjë që ai nuk mund ta zgjidhë. Ne kemi kërkuar një vendim gjyqi të formës së prere që na jep të drejtë për pagat tona.

Takimi është këtu tek ato naftëtaret që janë në grevë urie. Nuk kemi pse bëjmë takime që nuk jemi pritur. Kemi shkuar në Tiranë dhe nuk kemi marrë përgjigje”,-deklaroi një naftëtare.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Infektohet me koronavirus punonjësi i prefekturës në Vlorë

Një punonjës i infektuar, në “izolim” prefektura në Vlorë. Një punonjës në Prefekturën e Vlorës ka rezultuar pozitivë për koronavirusin....

Close