X

Hoti e Vuçiç takohen të enjten virtualisht

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të enjten do të takohet virtualisht me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të Samiti të Sigurisë në Beograd.

Sipas mediave në Kosovë,  në këtë takim virtual, Hoti dhe Vuçiç janë ftuar të marrin pjesë si panelistë, ku pritet të diskutohet edhe për të ardhmen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu pjesë e këtij diskutimi online pritet të jetë edhe i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërkohë për shkak të Asociacionit kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka disa kohë që nuk janë takuar me njëri-tjetrin.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, javën e kaluar qëndroi për vizitë zyrtare në Prishtinë e Beograd dhe qëllimi i vizitës së tij ishte zhbllokimi i procesit të dialogut.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Shtyhet në një datë të papërcaktuar procesi për dosjen “Habilaj”

Burimet për RTV Ora konfirmojnë se vendimi përfundimtar i Gjykatës së Apelit për të dënuarit e operacionit “Rosa dei venti”...

Close