X

Deputeti PDK-së rezulton pozitiv me COVID-19

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi bëri të ditur se dje është testuar ndërsa sot ka marrë rezultatin.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Të dashur miq,

Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, prej dje jam në izolim dhe po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

Ju ftoj të gjithëve që të keni kujdes të shtuar, për vete dhe për rrethin tuaj, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale.

Memli

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Qeveria mori mbi 435 mln € për të luftuar pandeminë, por investimet mungojnë

Që prej fillimit të pandemisë, qeveria shqiptare ka marrë në total rreth 435 milionë euro ndihma për Covid-in, shëndetësore dhe...

Close