

Kryeministri Edi Rama fillon me premtimet bombastike sa herë zgjedhjet janë pranë.
Dhe 25 prilli duket më afër çdo ditë, teksa nga kryeministri dëgjojmë premtime të mëdha infrastrukturore.
Sot, në një konferencë kryeministri premtoi se Shqipërisë do t’i shtohen tre porte të reja turistike, që sipas tij, do të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë detare.
I pari port, që sipas kryeministrit do të nisë së shpejti, është ai i Sarandës, për të cilin, Rama tha se kanë marrë një propozim fantastik.
Ndërkohë, më tej do të ndërtohen edhe dy porte të tjera turistike, përkatësisht në Durrës dhe Vlorë.
“Do në fillojmë në javët në vijim procesin për spostimin, duke hedhur në garë ndërkombëtare Portin e ri të Durrësit, i cili do të zhvillohet në anën tjetër, aty ku është edhe plani i zonës së lirë ekonomike. Po kështu do të bëjmë edhe me Vlorën.
Projekti me Lungomaren përfshin dhe një port turistik, që do të jetë aty për të krijuar një kanal të ri kontakti me Vlorën. Ndërkohë edhe për Vlorën jemi gati për një proces, ku do mund të sistemojmë me standarde bashkëkohore portin e shërbimeve në anën tjetër.
Në pak javë do mund të fillojmë të japim gjithë autorizimet për fillimin e portit të tretë turistik, që do të jetë i pari që do të fillojë, në Sarandë.
Për këtë kemi marrë një propozim fantastik dhe që ndryshon gjithë paradigmën e Sarandës. Kështu, Shqipëria do të hyjë në hartën e turizmit të detit, që ka munguar me dekada, në aspektin e ekonomisë së detit.” – u shpreh Rama, i cili kujtoi edhe një premtim për aeroportin e Kukësit.
“Ne besojmë se aeroporti i Kukësit do të jetë funksional në pranverë. Nuk e kam harruar premtimin për 120 vota për demokratët. Nëse më ndjekin i ftoj të fillojnë rezervimin për fluturim falas, që të vijnë të votojnë për PD”, u shpreh kryeministri.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Tre muaj larg nga zgjedhjet, drejtori i Gjendjes Civile tregon se 700 mijë qytetarëve iu ka skaduar karta e identitetit
“Jo gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore”/ Nënshkruhet rekomandimi me KQZ: Partitë politike të trajtojnë me përgjegjshmëri…
Regjistrohen lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
“Të ulen tarifat në universitete për studentët”, Meta: Më shumë mundësi për punësimin e tyre!
Përgjimet e Ndraghetas: Fitojnë miqtë tanë të PS, tiranasait s’janë ciganë si jugu dhe veriu. Kreu i veterinerëve shqiptarë na jep toka pafund
IGJEUM flet për dëmet që mund të shkaktojnë reshjet sot dhe nesër
Manastirliu tregon se kur pritet të vijnë furnizimet e vaksinës kundër COVID-19 nga COVAX
Gjendet një gomone në Vlorë, dyshimet e para
Lini nje Koment