X

Basha akuza të forta Ramës: Papërgjegjshmëria kriminale e kryeministrit, ka çuar në kolaps shëndetësinë


Kreu i PD-së i përgjigjet me shifra e të dhëna deklaratave të sotme të kryeministrit Rama për Shëndetësinë.

Referuar raportit të FMN-së, Basha thotë se Shqipëria është vendi me buxhetin më të ulët për shëndetësinë në Europë dhe me numrin më të ulët të testimeve për Covid 19.

Sipas tij, papërgjegjshmëria kriminale e kryeministrit Rama, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.

Reagimi:

Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.

Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve.

Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.

Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.

Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur nga Kukësi, djali mesazh prekës në rrjetet sociale

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku shqiptar. Mësohet se ka humbur betejën me virusin e rëndë mjeku i...

Close