X

Turqit ‘lojë nervash’ me grekët/ Anija “Oruç Reis” më pranë se kurrë ishullit Kastelorizo, e ndjekin dy ekuipazhe luftarake

Ankaraja po tregon “dhëmbët” me anijen e saj “Oruc Reis”, e cila lundron gjithmonë e më pranë ishullit të Kastelorizos. Sipas të dhënave, anija kërkimore u zbulua se po lundronte pak më shumë se 12 milje nga ishulli Strongyli, ndërsa ishte e vendosur 14 milje në juglindje të Kastelorizos, duke shtuar provokimet.

Mediat greke bëjnë me dije se anija lundron me një shpejtësi prej 4.4 nyjesh detare dhe se shoqërohet nga anije luftarake turke si “Ataman dhe Cengiz Han”. Forcat e Armatosura greke janë në gatishmëri, ndërsa flota detare ka forcuar praninë e saj në zonë dhe janë duke monitoruar nga afër lëvizjet e anijeve turke.

Turqia nxorri përsëri në det anijen “Oruc Reis” në zonën e Kastelorizos, ndërsa Ankaraja me Navtex e 11 tetorit, bënte të ditur se kërkimet sizmike mund të zhvillohen në një zonë prej 6.5 milje detare larg me ujërat territoriale greke.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/