X

Italia shtrëngon masat anti-Covid: Mbyllen sheshet kryesore të qyteteve dhe gjimnazet, kufizohen “restorantet”

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, përpara mediave ka sqaruar masat e reja të marra nga qeveria italiane për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ai theksoi se palestrave do t’u jepet një javë kohë për t’u përshtatur me protokollet e sigurisë.

“Vendi nuk mund të përballojë një bllokim të ri të përgjithësuar”, tha Conte.

Ndër masat e reja të marra nga qeveria në kuadër të epidemisë u prezantua mundësia që kryetarët e bashkive të mbyllin rrugët dhe sheshet ku krijojnë shumë grumbullime.

Ndërsa në shkolla do të vijojë mësimi, por është sugjeruar që për shkollat e mesme të bëhet mësimi online.

“Ne do t’u japim palestrave një javë kohë për të marrë masat për respektimin rigoroz të protokollit të sigurisë”, shpjegoi kryeministri Conte, duke nënvizuar se ka lajme kontradiktore për këtë sektor në lidhje me përshtatjen e strukturave individuale, me rregullat.

“Mbetet e ndaluar – shtoi Conte – “sporti i nivelit amator dhe garat e aktivitetet themelore amatore. Restorantet do të lejohen të punojnë deri në mesnatë, ndërsa do të kufizohet numri në 6 persona për tryezë. Do të vijojnë ende pa kufizime spitalet, aeroportet, autostradat”, sqaroi Conte.

“Strategjia nuk është dhe nuk mund të jetë e njëjtë si në pranverë: në muajt e fundit kemi punuar intensivisht. Masat më efektive mbeten ato paraprake themelore: maska, distanca dhe higjiena vetjake. Ne i duhet ti kushtojmë vëmendje sidomos grumbullimeve me të afërmit dhe miqtë. Në këto situata kemi nevojë për kujdes maksimal. Qeveria është aty por të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre”, theksoi kryeministri italian Conte.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Gjermani/ Kamioni me mijëra kilogramë çokollata bllokohet nën urë

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur në Hamburg ditën e premte. Mësohet se pak pas orës 3 pasdite, një shofer...

Close