X

Gjermani/ Kamioni me mijëra kilogramë çokollata bllokohet nën urë

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur në Hamburg ditën e premte.

Mësohet se pak pas orës 3 pasdite, një shofer kamioni largohet nga rruga A1 për shkak të bllokimit të trafikut dhe ka tentuar të hyjë nën urën hekurudhore në Bovestrasse.

Linja hekurudhore u mbyll dhe zjarrfikësve iu desh të shkarkonin ngarkesën 14 tonë çokollatë ‘Toffifee’ në mënyrë që ta largonin përsëri kamionin.

Një zyrtar gjerman u shpreh se tek ajo urë vazhdojnë të përplasen shumë kamionë, dhe se ajo është një pikë e nxehtë e vërtetë për kamionët.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/