X

Franca do të dëbojë nga vendi 231 ekstremistë të dyshuar pas sulmit ndaj mësuesit në Paris

Franca po përgatitet të dëbojë 231 të huaj të dyshuar si ekstremiste të besime fetare, dy ditë pasi një Islamist i lindur rus i preu kokën një mësuesi.

Ministria e Brendshme e Francës, përgjegjëse për dëbimin e të huajve, ende nuk ka komentuar asgjë për çështjen.

Qeveria qendrore e Presidentit Emmanuel Macron ka qenë nën presion nga partitë konservatore dhe të ekstremit të djathtë, për të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj shtetasve që gjykohet se paraqesin kërcënim të sigurisë kombëtare.

Macron ka zhvilluar një takim të Këshillit të Mbrojtjes me ministrat e lartë të kabinetit këtë të Dielë, për të diskutuar edhe mbi këtë çështje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Braimllari: SPAK të nisë hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka kërkuar nisjen hetimeve ndaj kryetarit të Bashkisë së Maliqit. Braimllari shprehet se...

Close