X

Detaje të reja/ Jahti i braktisur në Shëngjin dyshohet se do të përdorej për trafik droge

Dalin detaje të reja nga një jaht i gjetur i braktisur dy ditë më parë në bregdetin e Shëngjinit. Ai u pikas një milje larg bregdetit të Godullës në zonën e Kurbinit. Jahti me flamur slloven i quajtur “Tai Pan” mësohet se është në pronësi të një shtetasi italian.

Ai u gjet me spiranca të lëshuara në det, por brenda tij nuk kishte asnjë person dhe asnjë dokument që mund të hedhë dritë mbi atë që ka ndodhur. Fillimisht policia kufitare e ka mbajtur në mbikëqyrje jahtin për të parë nëse do të afrohej ndonjë person për ta marrë, por pasi askush nuk u duk atë e ankoruan në portin e Shëngjinit.

Policia ka dyshime të forta se ky jaht do të përdorej për transport droge, pasi në afërsi të tokës është gjetur edhe një gomone e braktisur. Hetimet janë shtrirë edhe me portet fqinje për të mësuar se nga ishte nisur jahti. Një vit më parë një tjetër jaht u gjet i braktisur në bregdetin e Shëngjinit. Në të udhëtonte një shtetas turk që ende është i zhdukur.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Franca do të dëbojë nga vendi 231 ekstremistë të dyshuar pas sulmit ndaj mësuesit në Paris

Franca po përgatitet të dëbojë 231 të huaj të dyshuar si ekstremiste të besime fetare, dy ditë pasi një Islamist...

Close