X

Atentati ndaj biznesmenit në Himarë, Alibeaj: Ngjarje që tregon shthurjen e kësaj qeverie


Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj përmes një statusi në rrjetet sociale, komentoi vrasjen e biznesmenit 51-vjeçar Niko Goro, në Himarë dhe denoncimin e biznesmenit Andon Dhima në Tiranë, duke i cilësuar si raste tronditëse.

“Shpejtësia me të cilën do të hetohet denoncimi i biznesmenit Andon Dhima do të jetë një tregues kyç për gatishmërinë e policisë dhe të prokurorisë për të zbuluar të vërtetën. Zvarritja e çështjeve të tilla, siç e ka zakon prokuroria dhe policia, do të jetë veçse kronikë e një atentati tjetër të paralajmëruar”,- thotë Alibeaj.

POSTIMI:

Në Himarë, një biznesmen u vra në atentat, në mes të ditës; Në Tiranë, një biznesmen denoncon në polici një tentativë për atentat.

Të dyja janë raste tronditëse, që tregojnë shthurjen e kësaj qeverie në muajt e fundit të saj.

Shpejtësia me të cilën do të hetohet denoncimi i biznesmenit Andon Dhima do të jetë një tregues kyç për gatishmërinë e policisë dhe të prokurorisë për të zbuluar të vërtetën.

Zvarritja e çështjeve të tilla, siç e ka zakon prokuroria dhe policia, do të jetë veçse kronikë e një atentati tjetër të paralajmëruar!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/