X

Zyrtari i policisë përplas me makinë këmbësorin

Një zyrtar policor i cili po udhëtonte me makinë ka përplasur një këmbësor në Fushë Kosovë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka dhënë detaje për aksidentin duke deklaruar se i dëmtuari është dërguar në spital dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

“Sot me datën 17.10.2020, rreth orës 16:35, në rrugën “Dardania” Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë një veturë e tipit Mercedes të cilën ka qenë duke e drejtuar një zyrtar policor dhe një këmbësor.

Personi i aksidentuar është derguar me auto ambulancë në QKUK Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Kelani në një prononcim për Gazetën Ekspress.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Gjendet një jaht i braktisur në det në afërsi të Shëngjinit, ka flamur slloven

Një jaht i braktisur është gjendur këtë mbrëmje në afërsi të Shëngjinit. Jahti është konstatuar nga ana e punonjësve të...

Close