X

Vendos Sterling, Manchester City mposht me rezultat minimal Arsenalin

Pas një humbjeje dhe një barazimi, Manchester City u rikthye te fitorja, teksa mposhti me rezultatin minimal 1-0 Arsenalin në “Etihad Stadium”, ku kishte edhe një sfidë brenda sfidës mes Guardiolës e Artetës, me këtë të fundit që ka qenë ndihmës i trajnerit të “citizens”.

Sfida u vendos në minutën e 23-të, kur portieri Leno grushtoi një gjuajtje të Agueros, por topi u kthye te Sterling, që u tregua i saktë dhe dërgo sferën në rrjetë.

Më pas i gjithë 90-minutëshi u zhvillua me City-n që dominonte kontrollin e topit dhe Arsenalin që zbriste rrezikshëm për të gjetur golin e barazimit, por gardiani i skuadrës nga Manchesteri, Ederson u tregua në lartësinë e detyrës, duke neutralizuar tentativat në kuadratin e tij.

Me këtë fitore Manchester City ngjitet në kuotën e 7 pikëve pas 4 javësh, ndërsa Arsenali mbetet në kuotën e 9 pikëve, por me 5 ndeshje të luajtura, ku ka regjistruar 3 fitore dhe dy humbje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Reali zhgënjen në shtëpi, Cadiz e mposht dhe i bashkohet në krye

Reali i Madridit ka zhgënjyer plotësisht pasditen e sotme në Valdebebas, pasi është mposhtur me rezultatin minimal 0-1 nga skuadra...

Close