X

U ekzekutua në mënyrë makabre, ky është mësuesi që u vra në Francë (FOTO)

Detaje të reja kanë dalë nga sulmi i konsideruar terrorist në Francë. Personi që i preu kokën një mësuesi në një rrugë në Paris, priti jashtë shkollës dhe u kërkoi nxënësve të identifikonin shënjestrën e tij, thonë zyrtarë të anti-terrorizmit.

Burri më pas postoi imazhe në mediat sociale të viktimës së vdekur Samuel Paty, 47 vjeç, i cili u kishte treguar studentëve karikaturat e diskutueshme të Profetit Muhamed, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Agresori më vonë qëlloi në drejtim të policisë me një pistoletë para se të vritej. Numri i të arrestuarve për rastin shkoi në 10 të shtunën, kurse policia heton lidhjet e mundshme të të prangosurve me ekstremizmin islamik.

Sulmi u zhvillua rreth orës 17:00 (15:00 GMT) të premten pranë Kolegjit du Bois d’Aulne, ku Paty dha mësim, në qytetin Conflans-Sainte-Honorine, rreth 30 km (20 milje) në veri-perëndim të Parisit qendror.

Presidenti Emmanuel Macron tha se sulmi mbartte të gjitha shenjat dalluese të një “sulmi terrorist islamik” dhe mësuesi ishte vrarë sepse ai “mësoi lirinë e shprehjes”. Një homazh kombëtar do t’i kushtohet Patyt të mërkurën.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Zyrtari i policisë përplas me makinë këmbësorin

Një zyrtar policor i cili po udhëtonte me makinë ka përplasur një këmbësor në Fushë Kosovë duke i shkaktuar lëndime...

Close