X

Turi i takimeve me të rinjtë, Kryemadhi në Fier, zona ku mund të kandidojë për deputete


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi vijon takimet me të rinjtë në kuadër të zgjedhjeve për strukturat e reja të partisë dhe parapërgatitjes për fushatën zgjedhore të 25 prillit.

Kryemadhi është fotografuar sot në prani të dhjetëra të rinjve në qytetin e Lushnjës, duket diskutuar me ta për problemet dhe shqetësimet e tyre.

Sakaq, pasditen e sotme, kryetarja e LSI-së mësohet se do jetë në qytetin e Fierit, po sot në orën 17:00 në një takim me të tjerë të rinjtë e simpatizantët e kësaj force politike.

Kjo e shtunë për Kryemadhin, do i dedikohet takimeve në qytetin e Fierit, ku sëfundmi është lakuar si zonat elektorale ku Monika Kryemadhi mund të kandidojë si e para e listës së deputetëve më 25 prill.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Gjashtë të arrestuar në Tiranë, ja pse akuzohen. Një prej tyre 17-vjeç

Policia e Tiranës arreston në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, teksa ka sekuestruar lëndë narkotike kanabis dhe...

Close