X

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve për inceneratorët, thuajse identike me sulmet kur u zbulua falsifikimi tek Unaza!


Kryeministri Edi Rama, ka sulmuar gazetarët dhe opozitën, për akuzat e artikuluara për inceneratorët, me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale. Në fokus dhe në shënjestër të videos propagandistike të Ramës, është gazetari Armand Shkullaku, të cilin edhe nga ana vizuale, Rama e ka futur në një rreth dhe e konsideron si gazetar “që i shërbeu Lulit”.
Por, kjo nuk është hera e parë, që Edi Rama i sulmon gazetarët në mënyrë frontale dhe i vendos në shënjestër, kur bëhet fjalë për çështje “të nxehta”.

Në fund të vitit 2018, kur emisioni “Të Paekspozuarit”, transmetoi një emision me titullin “Rrugët e florinjta të Edi Ramës”, ku shfaqeshin kostot marramendëse të disa projekteve të qeverisë Rama, përfshirë edhe Unazën e Re, kryeministri reagoi shumë keq, duke regjistruar një videoselfie, ku sulmonte me ofendime banale, shpifje të ulëta, gazetarin Ylli Rakipi, Andi Bushatin dhe opozitën, duke i cilësuar si “kokëboshë”, “të paditur” dhe fjalët e tyre si “lehaqenie”. (video më poshtë)

Fillimisht ky sulm i tillë barbar ndaj gazetarëve ishte i vështirë për t’u kuptuar, edhe për një personazh si Rama.

Por gjithçka erdhi dhe u qartësua, dy javë pas këtij sulmi të ashpër, kur emisioni “Të Paekspozuarit”, publikoi provat e pakundërshtueshme, se kompania që po gllabëronte 30 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, “DH Albania”, kishte falsifikuar të gjithë dokumentacionin dhe firmën e sekretarit të shtetit të Delaware, në SHBA. Shteti i Edi Ramës, po i jepte kësaj kompania paratë e taksapaguesit shqiptar, që do të përfundonin në xhepat e dikujt në Delaware.

Kjo sjellje e kryeministrit, duket se po përsëritet. Rama është hedhur në sulm frontal ndaj gazetarëve dhe opozitës. Jo vetëm në emisionin “Opinion”, ku lëshoi një batare ofendimesh, spërklash dhe ulërimash dhe ku çohej herë pas herë nga vendi për të  dhënë shpjegime për pemët e Sharrës, por edhe për faktin se sot, fiks si në vitin 2018, ka prodhuar një video linçuese ndaj gazetarëve, duke e veçuar Shkullakun me një rreth, sikur po e qëllon me “snajper”, por edhe gazetarë të tjerë dhe eksponentë të opozitës, që i ka renditur në një tabele, fiks në stilin “armiq të popullit”.

Me siguri, koha do ta tregojë, përse kryeministri është shqetësuar kaq shumë dhe po linçon gazetarët.
Por, ndryshe nga rast i Unazës së Re, që u mbyll shpejt e shpejt, vetëm me dënimin e recepsionistit të gjorë, “inceneratorët e florinjta”, mund të mos kenë të njëjtin fat. Hetimet e SPAK, pritet të jetë një provë shumë e rëndësishme, për funksionimin apo dështimin e reformës në drejtësi.

/TPZ.al/

Video që ka publikuar Edi Rama sot kundër gazetarëve:

LEXO EDHE:

Rama e sulmoi dhe e futi në “rreth”, reagimi i hidhur i Shkullaku: Ta kam fal, po të bëri punë në SPAK!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Mbajtja e maskave me detyrim, Policia ndëshkon me gjoba të pabindurit, 678 masa administrative në 24 orë

Punonjësit e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren,...

Close