X

Regjistrohen 148 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë realizuar 1,028 testime, prej të cilave 148 persona kanë rezultuar pozitiv.

Ndërkohë 56 pacientë kanë fituar betejën me koronavirusin.

Sakaq rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 66 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Malishevë, Novobërdë dhe Podujevë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Kryemadhi flet nga inceneratori i Fierit: Do të jetë gropa që do të mbysë qeverinë Rama!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një deklaratë nga inceneratori i Fierit, ka thënë se ky incenerator...

Close