X

Reali zhgënjen në shtëpi, Cadiz e mposht dhe i bashkohet në krye

Reali i Madridit ka zhgënjyer plotësisht pasditen e sotme në Valdebebas, pasi është mposhtur me rezultatin minimal 0-1 nga skuadra e sapongjitur në elitën e futbollist spanjoll, Cadiz.

Në një sfidë ku fitorja ishte një detyrim, djemtë e Zinedine Zidane kontrolluan topin për ¾-at e lojës, por nuk arritën ta konkretizojnë këtë dominim me raste e gola, pasi goditën vetëm dy herë gjithsej kuadratin e portës kundërshtare.

Nga ana tjetër Cadiz gjeti golin që në minutën e 16’ me anë të sulmuesit nga Hondurasi, Anthony Lozano, ndërsa më pas u mbrojt me forca të shumta dhe provoi të zbresë me kundërsulme, por pa arritur të kërcënojë më kuadratin e Courtois.

Në pjesën e dytë trajneri Zidane ndërroi të gjithë mesfushën dhe provoi t’i japë freski skuadrës, por pa arritur të krijojë raste të rrezikshme, ndërsa me këtë humbje mbetet në kuotën e 10 pikëve pas 5 javësh.

Po kaq pikë ka arritur të grumbullojë edhe Cadiz, që është shfaqur si surprizë e la Ligës në këto javë të para, ndërsa në mbrëmje do të jetë Barcelona që do të provojë të ngjitet në të njëjtën kuotë pikësh, në krye të renditjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Lewa-Muller, Bayerni mposht lehtësisht Armenian dhe ngjitet në vendin e dytë

Bayerni i Mynihut ka bërë detyrën në transfertën ndaj Armenias së Bieleffeldit, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin e...

Close