X

Rama e sulmoi dhe e futi në “rreth”, reagimi i hidhur i Shkullaku: Ta kam fal, po të bëri punë në SPAK!

Paraditen e sotme, Edi Rama publikoi një video në rrjetet sociale, ku linçonte gazetarë dhe eksponentë të opozitës, që kanë artikuluar akuza për aferë korruptive me inceneratorët.

Në fokus të videos së Edi Ramës, ishte gazetari Armand Shkullaku, të cilin Rama e kishte futur edhe vizualisht në një rreth dhe shprehej se “i shërbeu Lulit”.

Shkullaku ka reaguar në rrjetet sociale, me një mesazh mjaft të hidhur për kryeministrin. Gazetari e ka quajtur videon e Ramës,  një montazh, por thotë se ja ka falur kryeministrit, nëse kjo do ta ndihmojë atë në SPAK, duke i’u referuar hetimeve të strukturës së posaçme kundër korrupsion dhe krimit të organizuar, për inceneratorët.

Për videoklipin e Edi Ramës, që ma kishte kushtuar me zërin e tij: Po të bëri punë kjo video e ky montazh për në SPAK, ta kam fal“, shkruan Shkullaku.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve për inceneratorët, thuajse identike me sulmet kur u zbulua falsifikimi tek Unaza!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Përplasja Rama–Meta/ Bamir Topi: Kryeministri përdor gjuhë vulgare e rrugësh, presidenti po tenton të ruajë ekuilibrat!

Ish-presidenti i vendit, Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në “News 24”, i pyetur...

Close