X

Leipzig fiton dhe ruan kreun, Reus i jep tri pikët Dortmundit

Leipzig ruan pozitat në krye të kampionatit gjerman, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Augsburgut, e vlefshme për javën e katërt të Bundesligës dhe të ngjitet në kuotën e 10 pikëve me 3 fitore e një barazim.

Angelino shënoi golin e parë në minutën e 45-të për Leipzig, ndërsa më pas dyfishoi shifrat Poulsen, në të dy rastet me asisten e spanjollit Olmo, që zhvilloi një tjetër 90-minutësh si protagonist me ekipin e drejtuar nga Nagelsman.

Një gol i Marco Reus në pjesën e dytë i dha fitoren edhe Borussias së Dortmundit në transfertën e vështirë ndaj Hoffenhaimit. Verdhezinjtë e nisën takimin me shumë prej titullarëve në pankinë, por më pas në pjesën e dytë aktivizuan “artilerinë e rëndë” dhe kapiteni gjeti golin me një asist të Haland.

Freiburgu dhe Werder Bremen ndanë nga një pikë në barazimin 1-1. Për vendasit mungoi Amir Abrashi, që duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë për shkak të grumbullimit me Shqipërinë, ndërsa Milot Rashica luajti disa minuta në pjesën e dytë për Werderin.

Në ndeshjet e tjera Stuttgarti ia doli të fitojë me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Herthës së Berlinit, ndërsa Bayer Leverkusen mori suksesin minimal 0-1 në transfertën ndaj Mainzit, falë një goli të Alarios.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Seria A/ Juventus ngec edhe ndaj Crotones

Juventus ngec sërish në transfertë, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Crotones së ngjitur...

Close