X

Kryemadhi me të rinjtë e LRI në Fier: Problematike, shpopullimi i vendit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një takim me të rinjtë e LRI-së në Fier, deklaroi se ky qytet ka burime të pasura njerëzore.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi theksoi se të rinjtë nga Fieri janë ndër studentët më të mirë. Mes të tjerash ajo tha se LSI-ja është partia që i ka hapur dyert të rinjve. Mes të tjerash Kryemadhi tha se problematike ngelet shpopullimi i vendit nga rinia.

“Në një moment çuditesh se sa besojnë të rinjtë dhe ndonjëherë mendoj se sa shumë të keq jemi treguar ne si politikanë. Se them dot për LSI, se ia hapi dyert të rinjve.

Për hir të së vërtetës, Kejdi Mehmetaj, Floida, Brahimllari, janë ndodhur përballë sfidës që iu është ndodhur. Një nga problematikat që ndjemë sot, ne ishim bashkë me Kejdin në Mbrostar, ku bëmë një takim me disa gra. Jo vetëm që në fytyrat e tyre shikoje dhimbje e vuajtje, ishte largimi i fëmijëve të tyre.

Ata ishin larguar në emigracion prej 10 muajsh. Çdo dite e më shumë shpopullimi po vjen duke u bërë me ritme të larta. Kur pyesim se çfarë pune bëjnë atje, na thonë se punojnë në sera.”, tha Kryemadhi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Covid-19/ Identifikohen gjashtë raste të reja në Sarandë, pesë prej tyre kontakt i një taksisti

Teksa shifrat kanë pësuar rritje prej disa ditësh, nga 273 raste që u identifikuan sot, gjashtë prej tyre ishin në...

Close