X

Infektohen tre mësues në gjimnazin “Haxhi Qehaj” në Elbasan

Tre mësues të gjimnazit “Haxhi Qehaj” në Elbasan kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Mësohet se mësuesit e infektuar janë futur ne karantinë, ndërkohë që përgjigjen e tamponëve po e presin kolegët e tyre.

18 mësues të tjerë e punonjës që kanë pasur kontakt me të infektuarit, u janë nënshtruar testit për Covid-19 dhe presin të marrin vesh nëse janë të infektuar apo jo.

Ndërkohë, mësimi në këtë shkollë vazhdon. Elbasani ka 265 raste aktive me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë në të gjithë vendin janë 6,325 të tillë. Gjatë 24 orëve të fundit është rënduar sërish bilanci. Pesë pacientë humbën jetën ndërsa u shënuar dhe 273 raste të reja em Covid-19.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Itali/ Sekuestohen 1.2 kg kokainë, arrestohen nëntë pjesëtarë të së njëjtës familje shqiptare

Nëntë persona, mes tyre pjesëtarë të së njëjtës familje, kanë përfunduar në pranga në shtetin italian, ndërkohë që janë sekuestruar...

Close