X

Greqi/ Kozani, burimi i valës së parë dhe të dytë të pandemisë. Edhe tre qytete të tjera në situatë kritike


Zëvendësministri për Mbrojtjen Civile, Nikos Hardalias, shprehu shqetësimin e tij lidhur me situatën epidemiologjike të paraqitur nga Kozani, si dhe qytetet Kastoria, Selanik dhe Janinë.

Hardalias për momentin përjashtoi mundësinë e vendosjes së masave kufizuese në tre qytetet.

Por vuri në dukje se situata është kritike për të gjithë vendin” dhe u bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin me përpikmëri masat e rekomanduara nga epidemiologët.

Nikos Hardalias pranoi se mund të ketë qytetarë që janë lodhur me këtë situatë, por theksoi se “në asnjë rast nuk duhet të lejojmë që përpjekjet që kemi bërë të shkojnë dëm. Populli grek ka provuar se në situata të vështira ka reflekse ”.

Ai gjithashtu deklaroi se është optimist se “të gjithë do të dalim fitimtarë nga kjo betejë”.

Duke u ndalur te Kozani që prej të prej të premtes është në karantinë, Hardalias tha se situata është “kritike”. Ai vuri theksin te përdorimi i maskës.

Hardalias zbuloi se vala e parë e marsit të kaluar filloi nga Kozani dhe “nga e njëjta zonë po fillon faza e dytë e pandemisë”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN
Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, çështje muajsh apo vitesh?

Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi është çështje muajsh e jo vitesh sipas përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme...

Close