X

Edi Rama i mbron inceneratorët me emisionin e Alma Çupit, që është mahnitur nga këto pajisje…


Kryeministri Edi Rama duket se nuk po gjen qetësi, pas akuzave frontale të opozitës dhe mediave, se ka shpërdoruar miliona euro nga paratë e taksapaguesve me koncesionin e inceneratorëve.

Rama ka bërë një video ku i drejtohet gazetarit Armand Shkullaku dhe kreut të opozitës Basha dhe për të mbrojtur inceneratorët, ka nxjerrë një fragment nga emisioni i Alma Çupit, e cila shpjegon e mahnitur se sa i mirë është inceneratori i Elbasanit.

Të enjten, Edi Rama u shfaq në emisionin “Opinion” mjaft i tensionuar kur po diskutohej për inceneratorët, madje u ngrit në këmbë, mes ulërimave, spërklave dhe ofendimeve, duke bërë shpjegime tek monitori i Fevziut, që në Sharrë janë mbjellë shumë pemë, por pa u përgjigur për sasinë e parave që kanë marrë këto inceneratorë, përse janë dhënë pa garë të njëjtit njeri, përse janë marrë 14 vendime brenda një ditë  dhe faktin se ato të Tiranës dhe Fierit, nuk kanë bërë investimet sipas kontratës (evidentuar nga vetë Ministria e Financave në raportin e saj).

Që nga ajo mbrëmje e rëndë, me sa duket Edi Rama, ka rrëmuar në arkivat e televizionit Klan dhe ka gjetur edhe një provë më shumë, se sa të mirë janë inceneratorët, as më shumë dhe as më pak, emisioni “Histori Shqiptare” i Alma Çupit, ku përgjithësisht, çdo produkt dhe ambjent paraqitet i shkëlqyer. / TPZ.al/

Ja video që përdor Rama, për të mbrojtur inceneratorët dhe sulmuar gazetarët:

LEXO EDHE:

Investigimi bombë për politikën pas plehrave/ Lidhjet e Arben Ahmetajt me biznesmenin në hije të inceneratorëve

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Koronavirusi në Shqipëri, 273 raste të reja dhe pesë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, pesë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, çka...

Close