X

Basha: Rama s’ka asnjë plan as për pandeminë, as për ekonominë. Ai është vetëm një gjobvënës


Referuar gjobave për mbajtjen e maskave, për të cilat kryeministrti Rama ka paralajmëruar se nuk do të fallen siç ka ndodhur me gjobat e tjera për pandeminë, Basha paralajmëroi se nëse vjeën në pushtet do ti anulojë  dhe ata që i kanë marrë këto masa do të mbajnë përgjegjësi.

Basha: Gjobat për Edi Ramën janë një mjet për të mbushur buxhetin dhe paguar oligarkët. Është shtet gjobëvënes. Cila është përgjigjia për humbjen e  vendeve të punës, gjoba për maskën.Aq sa luftohet Covidi me autoblinda aq luftohet edhe me gjoba. Ky është një shtet gjobëvënës, është një qeveri gjobënëse dhe një kryeministër gjobëvënës, që nuk ka asnjë plan  dhe asnjë masë as për tu përballur me  pandeminë dhe as me krizën ekonomike. Çdo masë e marrë në arbitraritet dhe shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve dhe shkelje të ligjit nuk njihet  nga ne. Jo vetëm nuk njihet dhe do të zhbëhet por edhe ata që i kanë marrë këto masa do të mbajë përgjegjësi. E dinë fare mirë se çfarë i pret pas 25 prillit.

E ndërsa nuk ka ende një përgjigje nga qeveria për planin e tij 5 pikësh, Basha la të nënkuptohet se komunikimi me gazetarët do të vijojë të jetë i përditshëm për të hedhur, siç thotë ai,  në koshin e plehrave propagandën e qeverisë.

Basha: Ditën që opozita të ketë më shumë se fjalën nuk është më opozitë, por qeveri. Në qeveri nesër këtë që kam propozuar si plan do ta bëj realitet. Por sot detyra ime si opozitë është që ditë për ditë të gris dhe të hedh në koshin e plehrave propagandën qeveritare, tu tregoj shqiptarëve se ka një rrugëdalje dhe një mënyrë për tu përballur me krizën dhe se shteti i ka mundësitë për tu përballur, në këtë mënyrë të shtoj ditë për ditë presionin për të hedhur poshtë gënjeshtrat e qeverisë dhe për ti kërkuar të bëjë të paktën atë që po bën Kosova për qytetarët e saj.

Lidhur me planin ekonomik të PD-së, Basha tha se shumë shpejt do të jetë gati, teksa vuri theksin edhe te krijimi dhe konsolidimi i shtresës së mesme.

Basha: Disa aspekte i kemi prezantuar do të vazhdojmë të prezantojmë edhe të tjera. Padiskutim mjaftueshëm në kohë shqiptatrët do të kenë të plotë planin ekonomik dhe qeverisës të PD, përfshirë priorioritetet kryesore të luftës kundër korrupsionit si dhe krijimin dhe konsolidimin e shtresës së mesme në Shqipëri. Në funksion të kësaj është plani ekonomik, taksa 9%, stimulimi i biznesit të vogël, investimi në turizëm, te fermerët. Është një plan se nuk bëhet me dekret shtresa e mesme, nuk bëhet me urdhrin e peshkut dhe kur peshku është Kryeministër. Bëhet me plan dhe pjesë e tij është ulja e taksave, krijimi i një klime miqësore ekponomike. Përmes këtyre masave do ja dalim që të gjithë këta shqiptarë që kanë 500 mijë lekë të ardhura ta shohin veten brenda një kohe jo fort të gjatë me të ardhura mbi 1 mln lekë të vjetra në muaj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Rilindja është përfaqësuese e oligarkëve, dhe PPP-ve

Nga Paskal Milo Koncepti klasik i luftës politike për pushtet në të gjitha vendet e botës perëndimore me demokraci liberale...

Close