X

Sot ka ditëlindjen Aurela Gaçe, ja sa vjeç mbush


Diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe feston sot ditëlindjen. Ajo mbush plot 46 vite dhe këtë e ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Aurela ka deklaruar se çdo tetor të ri i vendoste vetes disa pikësynime, por tani jo më.
Këngëtarja ka theksuar se e vetmja gjë që do tani është shëndeti për të qëndruar afër vajzave të saj.

“Sot ,46 .

Dikur, në çdo Tetor te ri, i vendosja vetes disa pikësynime.

Tani ,jo më!

E vetmja gjë që dua është te jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën prane vajzave te mija, ti shoh teksa rriten e të jem aty për to ashtu si prindërit e mi akoma janë per mua….

Te jem pranë familjes time e te vazhdoj të jap tek ju dhuratën me te cilën me pajisi Zoti , këngën, muzikën.

Ky nuk eshte pikësynim. Kjo eshte dëshire.

Rritet njeriu e fillon mendon e përjeton ndryshe.

Prandaj i thone “çdo gjë vjen me moshë” ,tani vonë e kam kuptuar.

Adoleshente përjete”, shkruan Aurela.

Theksojmë që Gaçe është po aq energjike sa në daljet e para në skenë, pavarësisht viteve që ikin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Stresi bëhet romantik dhe kujton kohët e vjetra: Kur ngacmoja Keisin në lagje

Historia e dashurisë së dyshes së njohur Stresi dhe Keisi siç duket ka nisur në lagje. Ka qenë Stresi ai...

Close