X

“Pusho”, “motra”, “zemra”, “rri si pulë”, “nuk di të lexosh”/ Të gjitha fyerjet banale të Edi Ramës ndaj gazetarëve në emision


Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e djeshme, ka dalë nga “binarët” dhe ka sulmuar gazetarët me gjuhë banale, siç e ka zakon, kur gjendet ngushtë.

Veçanërisht kur në studion e emisionit “Opinion”, por diskutohej koncesioni i inceneratorëve dhe gazetarët bënin pyetje se përse ato nuk funksionojnë, ndërkohë që kanë marrë miliona nga buxheti i shtetit, Rama në mungesë të argumentave, përdori si mekanizëm mbrojtje, sharjet dhe fyerje nga më banalet, të cilat TPZ.al, i ka renditur më poshtë.

Lexoni se si i drejtohet kryeministri i vendit, gazetarëve shqiptarë:

  • Çfarë profesioni keni ju? Keni diplomë në virologji? Mos jepni mendime për gjëra që nuk i dini!
  • Ju më shumë i ngatërroni njerëzit me këto broçkulla.
  •  Lërja filozofitë popullore ilumatit, s’keni lidhje ju me këto punë.
  • Ç’është ky nivel se u tmerrova?
  • E more në qafë gazetarinë!
  • Gjithollog nuk diskutohet, gjithollogjinë e keni bërë art ju!
  • More, a jeni në vete ju?
  • Si s’të vjen zor moj? Për qytetin të sjell lalin unë, të rregullon lali!
  • Pusho, pusho, pusho të mbaroj. Jeni përgjegjës për helmimin e dyfishtë, helmimi i plehrave dhe i juaji!
  • Të vijë zonja, do të pres me dashamirësi, se dua të rritesh në mënyrë të shëndetshme nga ana profesionale.
  • Mëso, mëso Rakipllar! Mëso se ke rastin të mësosh! Jo, ok ok, por mëso!
  • Ore ku di ti lexosh ti ato? Më flet ti mua për Ministrinë e Financave?
  • More zotëri, mëso! Mëso! Mëso! Mëso! Merr vesh apo s’merr vesh?!
  • Nuk di t’i lexosh ti ato!
  • Ti s’je i barabartë fare me mua, s’ke asgjë të barabartë me mua ti!
  • Broçkullat që thua ti, që nuk di të lexosh, i cuan fakte!
  • Këta janë çmendur! Je i çmendur more!
  • Abuzimet i bëni ju, që helmoni publikun me dokrra!
  • Nuk kupton, mëso, mëso!
  • Ti s’di të lexosh, di të lexosh vetëm gazetën tënde! Nuk di të lexosh! Mëso!
  • Ju ishit të lumtur me plehrat, nuk ju bënin përshtypje plehrat!
  • Dilni nga mbeturinat ku jeni të zhytur!
  • Ore keni sy ju?
  • Po mos ishin ata, do ishit pa bukë! Ju do ishit pa bukë, kush të jep bukë ty? S’të jep bukë dikush që bën biznes? Kush e sponsorizon Shkullakun?
  • Shiko ça bën si llogaritar koperative, hiqi ato syze, si llogaritar i kooperativës!
  • Pusho mor pusho ti! Ore s’je në vete ti!
  • Ore pusho more të flas unë!
  • Ti përpara pronarit tënd rri si pulë, përpara pronarit je një pulë! Me mua bëhesh gjel i tërbuar! Përpara pronarit ti je një pulë. Bën të fortin me mua!
  • Ju kapni vetëm macet që i pillni vetë, ti vini përpara dhe thoni e kapa. Ju i pillni vetë macet.
  • Moj je në vete apo jo? Moj cfarë thua?
  • Je në vete ti motra, o zemra?
  • Ju Shqipërinë e keni gjetur mirë, ju rrini, bëni analiza, paguheni mirë, bëni pushime ku të doni, fitoni duke sharë Shqipëri mbarë e mbrapsht, ju pëlqen Shqipëria për oazet tuaja!

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Rama “shfazohet” komplet: Nuk jam hajdut, se jam dy metra unë! Nuk ka hajdut dy metra, harroje!!!

“Paratë shkojnë në parajsa fiskale”/ Basha “bukos” Ramën, i “përplas” faktet live, asnjë përgjigje nga kryeministri

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Basha takim me ambasadoren franceze: Angazhim maksimal në përafrimin europian

Lideri i opozitës, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me ambasadoren franceze, CristinaVasak. Basha bën me dije se shpreh...

Close