X

Kryepinoku rilindas në amfiteatër


Nga Ermir Gjinishi

Rituali kultik në Anfiteatrin e Liqenit përballë spektatorëve të asamblesë, risjell përpjekjen e dëshpëruar endemike të një politikani për t’u dukur artist, dhe dështimin e një aristi për të bërë politikë.

Nga të gjithë të pa talentuarit më fatkeqët janë “artistët”. Njeriu që prej 5 vjetësh e ka kthyer hollin protokollar të Kryeministrisë në ekspozitë për t’i dhënë mundësi vetes të ekspozojë fotot me Kamcelaren Merkel apo abstraksionet ylberjane mbi dokumentat e shtetit, është prototipi i njeriut të pamundur. Mania e tij për të qenë pjesë e botës së artit nëpërmjet pushtetit, fsheh nervozizmin cinik të mospranimit si artist mes kolegësh.

Artistët e mbetur pa strehë që përfunduan zvarrë në prangat e regjimit të një ish kolegu, ishin përbuzja e rradhës që kryebojaxhiu i rilindjes pat nisur kur ishte kryebashkiak. Atëherë kur çmenduria artfobe gojëpis e tij, në pamundësi për t’i qëndruar debatit plot etikë të artistëve, humbi arsyen dhe iu vërsul turpshëm brekëve të Violeta Manushit. Treguesi i parë i idiotësisë është mungesa e turpit, thotë Frojdi, gjeniu i psikoanalizës.

Fjalimi rreth 2 orë i kryepinokut rilindas, ngjante me diktatorët e botës së tretë, që përpiqen të opiumojnë popujt e vet me luftëra e armiq imagjinarë, për të justifikuar totalitarizmin e pushtetit të tyre. Në mungesë të një programi serioz, përdredhjet gjestikulative prodhuan vetëm ironi dhe satirë në rrjetet sociale. Ndoshta më pikantja ishte një huazim nga Ajnshtajni “Kur vdisni nuk e dini që keni vdekur, dhimbjen e ndjejnë të tjerët. E njejta gjë ndodh edhe kur jeni budalla”.

Kryepinoku rikonfirmoi pathologjitë e tij. Ai ka fobi nga zgjedhjet. Ose i vjedh ose i bën vetëm, pa opozitë. Shtyu për 1 vit mandatin e kryesisë. Nuk pyet për ligj, për kushtetutë, për institucione, për standarte demokratike. Demokracia nuk është ligj i shumicës, por mbrojtje e pakicës thotë Kamy. Ndërsa fjalimi i kryepinokut mbi opozitën të kujtonte politikanin e Nices i cili e ndante njerëzimin në vegla dhe armiq.

Si një audiencë të dënuarish, pa të drejtë fjale, me nënqeshjen mbuluar nga maska, lirihumburit e sektit të rilindjes në amfiteatër, i ngjanin thënies së Shekspirit “I grabituri që buzëqesh fsheh diçka nga vjedhësi”.

Miqtë fallco janë si zogu shtegtar, ikin kur prishet moti. Ulur në ritualin e pështirë 7 vjeçar, dishepujt e sektit, si dele me gëzof ujku, ashtu heshtur, ndiqnin kryepinokun. Çfarë intrige. Secili kandidat i gatshëm në çdo rast për të qenë një Brut. Kryepinoku e ndjen lukuninë e egërsirave që ka rritur vetë, por është i detyruar të vazhdojë deri në fund rolin e tij në tragjikomedinë e sektit të hienave, në pritje të fytyrës për t’i thënë fjalën e fundit “Edhe ti Brut”. Ai e ndjen fundin e pashmangshëm në mbretërinë e sektit që krijoi vetë, thjesht bën pinokun.

Premtimi për një mandat të tretë me 4 aeroporte ia kaloi pinokërisë së mandatit të parë me 300 mijë vende pune. Ai është preshi që e bën kryepinokun e ulur mbi të, të ndihet fluturak. Kërkesa e mandatit të tretë ka një simbolikë therrëse. Majtas apo djathtas, ngado që ta nisë llogarinë, numri 3 bie vetëm në gishtin e mesit. Ai është simboli i përgjigjes së sovranit me 25 prill që ia kthen çdo natë gjumin në makth kryepinokut.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
Erion Dasho “gozhdon” Edi Ramën: Maskat në rrugë janë pa vlerë nëse nuk zbatohet ky rregull

Nga Erion Dasho/ Në momentin kur rreziku nga COVID ka arritur në nivele alarmante dhe gjithë Europa po përballohet me...

Close