X

Erion Dasho “gozhdon” Edi Ramën: Maskat në rrugë janë pa vlerë nëse nuk zbatohet ky rregull


Nga Erion Dasho/

Në momentin kur rreziku nga COVID ka arritur në nivele alarmante dhe gjithë Europa po përballohet me rritje të shpejtë të numrit të të infektuarve, Shqipëria fsheh kokën si struci, injoron shkallën më të lartë të vdekshmërisë reanimatore në Europë dhe vazhdon të mburret se jemi vendi me performancën më të mirë kundër COVID-it.

Performanca e kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë sot nuk mund të quhet veçse patetike!

Në trinomin testo-gjurmo-trajto, ministria dhe shteti ynë vazhdojnë të rezultojnë ngelës në klasë që në elementin e parë – testimin.

Kryeministri në mënyrë të paturpshme u mburr me trefishim të numrit të testeve në raport me korrikun, kur dihet se ky trefishim ofrohet nga sektori privat dhe përballohet nga xhepat e shqiptarëve me çmimin më të kripur në BE, plot 100 EURO për test! Dhe me gjithë këtë sakrificë të qytetarit, ende jemi vendi i fundit në Europë për numër testesh.

Asnjë fjalë për trajtimin ku pacientët shqiptarë po konsumojnë antibiotikët dhe antikoagulantët si karamele dhe ku secilin shqiptar e pret realiteti i zymtë i tre cikleve trajtimi me antibiotikë, antikoagulantë dhe kortizonikë pa ardhur ende fundi i pranverës.

Gjurmimi epidemiologjik (të cilin kryministrit ja kanë servirur kush e di nga cili status që unë dhe kolegët botojmë çdo ditë) bëhet si në Anglinë e shekullit të 19-të, me çantë në dorë dhe pas asnjë mjet dixhital. Një turp ky për Europën e shekullit të 21-të!

“Zgjidhja” që ofron “ish-babai” i kohës së pranverës janë maskat në rrugë dhe gjobat!

Amatorizëm i gjallë që tregon se të paaftët që këshillojnë kryeministrin apo ministren ende nuk kanë mësuar as të lexojnë anglisht dhe të kuptojnë ato që fliten dhe rekomandohen prej muajsh nga institucionet prestigjioze ndërkombëtare!

Maskat në rrugë janë masa me efektin më të diskutueshëm dhe më pa vlerë nëse nuk kombinohet me trinomin testo-gjurmo-trajto dhe me trinomin distancim-maskë në mjedise të mbyllura-higjienë!

Në se kemi arritur që t’i mbushim mendjen kryeministrit dhe ministres se realisht na pret një dimër i vështirë këtë vit, ata bëjnë mirë të lexojnë statuset e dhjetëra mjekëve dhe specialistëve të shëndetit publik të cilët, realisht të shqetësuar dhe të alarmuar për shëndetin dhe jetën e shqiptarëve, kanë muaj që shkruajnë e flasin.

Sa më parë, kryeministri dhe ministrja bëjnë mirë të zbatojnë masat strategjike që u kemi ofruar dhe shpjeguar deri në detaje!

Koha është për masa shkencore dhe të bazuara mbi evidenca dhe jo për amatorizma!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
“Asnjë koreano-verior nuk u infektua me koronavirus”, Kim Jong Un: Nuk mund të parandalohej pa socializëm

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mbajti një fjalim në një paradë ushtarake në Pyongyang, ndërsa shënohet 75...

Close