X

Sot do të hapen restorantet, baret e pishinat në ambiente të mbyllura! Këto janë rregullat që duhen zbatuar


Prej ditës së sotme do të hapen baret, restorantet si dhe pishinat në ambiente të mbyllura sipas protokolleve të detajuara të sigurisë të hartuara nga autoritetet shëndetësore.

Ndërsa do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur klubet e natës, pub-et si dhe diskot.

Baret dhe restorantet do duhet të rihapen me tavolina me nga dy metra distancë, ndërsa asnjë punonjës me temperaturë mbi 37.5 nuk do lejohet të qëndrojë në punë.

Administratori i lokalit dhe restorantit çdo ditë duhet të bëjë vlerësimin gjendjes shëndetësore të punonjësve për simptomat e Covid-19 dhe nëse ka dyshime lajmërohet 127 dhe largohen nga puna.

Punonjësi përpara se të paraqitet për të marrë detyrën duhet të deklarojë nëse ka pasur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar me Covid.

Në hyrje të lokalit apo restorantit vendoset higjienizues, dhe shenjat vizuale në dysheme. Hapja e lokaleve dhe restoranteve në ambientet e brendshme do të bëhet nga 1 Tetori. Klubet e natës, pub-et si dhe diskot do të vijojnë që të qëndrojnë mbyllur.

Ndërkohë një protokoll strikt do të zbatohet edhe për pishinat në ambiente të mbyllura. Sipas protokollit këto ambiente do të vizitohen me një orar të përcaktuar nga klientët të cilët duhen njoftuar për ardhjen në orar dhe jo më herët.

Në rast se një person dyshohet me Covid-19 nuk lejohet të hyjë në ambientet e brendshme të pishinës. Në pishinë nuk duhet të qëndrojë më shumë se një person në një hapësirë 3 m katrorë.

Maska është e detyrueshme në zonat përreth pishinës ndërsa këshillohet mbajtja e saj edhe gjatë trajnimeve. Çdo klienti do t’i matet temperatura dhe nëse ajo shkon 37.5 njoftohet mjeku i familjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
BERZH ul me 7.5 pikë përqindje pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka mbajtur të pandryshuar pritshmërinë për ecurinë ekonomike të vendit në vitin 2019,...

Close