X

“Më goditën politikisht për 30 qershorin”, gjyqtarja Margjeka akuza SPAK-ut: Do të kërkoj sot shfuqizimin e masës së sigurisë


Gjyqtarja Mimoza Margjeka ka mbërritur sot në gjykatë për të qenë e pranishme gjatë seancës së saj për rivlerësimin e masës së sigurisë, e cila po mbahet në GJKKO.

Margjeka kërkon që mediat të jenë të pranishme në sallën gjyqësore në mënyrë që seanca të jetë publike.

Më tej shprehet për gazetarët se ajo është e vetmja gjyqtare që nuk i ka dhënë mandatin një kryebashkiakeje.

“Do të kërkoj shfuqizimin e masës, dosja është përrallë, është thashethem, nuk di se çfarë të them. Unë do kërkoj foninë jashtë, gazetarët duhet të futen, meqë tre ditë u trumbetua që gjyqtarja ka marrë gjashtë mijë euro, unë dua që gazetarët të jenë në sallë.

Kam 30 vite në gjyqësor, kam katër diploma. Ju e dini shumë mirë që unë jam gjyqtarja e vetme që kam bërë nul procesin e 30 Qershorit. Gojën nuk ma ndalon asnjë njeri, dosjen nuk e nxjerr dot, nxirreni me autopolant si në kohën e Enverit, ne nuk jemi njerëz nga rruga”– tha Mimoza Margjeka e revoltuar.

Margjeka dyshohet për korrupsion pasi nxori nga qelia, Orion Balin të akuzuar për trafik emigrantësh.

Margjeka, bashkëshorti i saj Arben Cara, avokati Skënder Demiraj dhe një tjetër janë akuzuar nga SPAK për korrupsion pasi dyshohet se do të merrnin gjashtë deri dhjetë mijë euro për lirimin e një të dënuari.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kishte ‘fiksim’ pasqyrat e makinave, kapet ‘skifteri’ 47 vjeçar në Durrës

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi dyshohet për një seri vjedhjesh. Siç njoftojnë blutë e Durrësit në...

Close