X

Guvernatorit i bëjnë atentat me gomar, 30 viktima në Nigeri


ISIS ka përdorur një gomar të lidhur me eksploziv për t’i zënë pritë një karvani të guvernatorit nigerian.

Kafsha u bë copë-copë kur rojet qëlluan bombat e vendosura mbi të, para se të arrinte Guvernatori Babagana Zulum, i cili u kthye në kryeqytetin e shtetit Borno, Maiduguri.

Ndërsa eksplozivi shpërtheu, militantët u shfaqën nga mbulesa dhe hapën zjarr mbi autokolonë.

Për fat të mirë askush në kolonë nuk u plagos në përpjekjen për jetën e guvernatorit, i dyti në po kaq ditë në verilindje të vendit të shkatërruar nga lufta.

Zulum po kthehej nga qyteti Baga, 120 milje nga kryeqyteti, ku po shoqëronte qindra banorë, të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre në 2014 për shkak të sulmeve xhihadiste.

Të premten, kur guvernatori ishte në rrugën për në qytet, një pritë e egër u hodh në karvanin e tij që la 30 të vdekur.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA
Akuza e fortë e Navalny: Putin fshihet pas helmimit tim!

Në një intervistë për mediat gjermane, Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin qëndron pas...

Close