X

Basha takim me bizneset në Durrës: Ky është plani i PD për rimëkëmbjen


Kreu i PD, Lulzim Basha ishte sot në Durrës ku zhvilloi një vizitë në një biznes bylmeti dhe produktesh mishi.

Basha u njoh me shqetësimet e pronarëve, të cilët u shprehën se ka rënë konsumi.

Kryedemokrati mes të tjerash, foli për planin e rimëkëmbjes së ekonomisë të prezantuar nga PD.

Basha theksoi edhe njëherë se çeku një mijë euro për biznesin e vogël, do të hiqte disa shpenzime.

“Nuk bëhet fjalë për çfarë ka ndodhur, por për këtë 6 mujor që do të jetë i vështirë.

Nuk është ndonjë mrekulli, sepse për ju 1000 euro…por të paktën u heq disa shpenzime.

Për ti dalë para kësaj injektohet ky kapital, hiqen ato kontrata korruptive te qeverisë dhe i jepet biznesit.

Ne kemi propozuar diçka që do e zbatonim vetë po të ishim sot në qeveri. Ne si opozitë i japim planin tonë për ta zbatuar, as nuk po e bëjmë për fushatë është për tani, për bukën e gojës.

Rënia ekonomike do thellohet prandaj duhet ndihma duhet tani”, tha lideri i PD.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, opozita e bashkuar letër PS: Pranoni ekspertizën e OSBE/ODIHR, po rrezikoni negociatat

Ditën e sotme, përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, i kanë dërguar një...

Close