X

Vijon rritja e numrit të rasteve me Covid-19 në Itali, konfirmohen 1851 raste të reja

Vijon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Itali, ndërsa ai i viktimave ka pësuar ulje.

Në bazë të të dhënave të publikuara nga autoritetet e Shëndetit në vend, rezulton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me Covid-19, 1.851 raste të reja.

Po ashtu, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 19 persona.

Në total numri i të infektuarve shkon në 314.861 kurse ai i viktimave në 35.894.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Parcelat me kanabis në Skrapar, gjykata liron policen dhe kryeplakun e fshatit, katër të tjerë në burg

Gjykata e Beratit ka dhënë sot masat e arrestit për 6 shtetasit e arrestuar 2-ditë më parë në Skrapar,në kuadër...

Close