X

Trofe pas trofeu, Bayern fiton edhe Superkupën e Gjermanisë ndaj Dortmundit

Bayerni i Mynihut nuk ndalet këtë vit teksa ka koleksionuar trofeun e pestë në harkun kohor të disa muajve.

DfB Pokal, Bundesliga, Champions League, Superkupa e Europës dhe tani e Gjermanisë do të shënojnë një vit historik për bavarezët.

Por kësaj radhe Bayern i Mynihut ka pasur një sfidë tejet të vështirë ndaj Dortmund. Edhe pse kaluar në avantazh të dyfishtë me Tolisso dhe Muller, Brandt dhe Haland shokuan vendasit duke barazuar rezultatin.

U desh një gabim në mbrojtje në minutën e 82-t që Kimmich të tentojë të tretin dhe më pas të shënojë një gol ‘absurd’ teksa ishte shtrirë.

Gjithsesi, Bayern po tregon se këtë vit nuk ndalet teksa ka shansin të fitojë dhe trofeun e 6-të, atë të Kupës së Botës për klube.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Edhe Neymar në shënjestrën e organeve tatimore spanjolle, debitor me 34 milionë euro

Pas yjeve të futbollit si Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, por edhe trajnerit Jose Mourinho, së fundi në shënjestrën e...

Close