X

Padi penale për inceneratorin e Tiranës/ PD: Rama dhe Veliaj, grup i strukturuar kriminal


Partia Demokratike paralajmëron padi penale për inceneratorin e Tiranës. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata shprehet se qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal në lidhje me ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Sipas tij, me inceneratorin e Tiranës ka patur veprime të paramenduara dhe planifikuara, duke nisur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, në dëm të interesit publik.

Ai shton se bëhet fjalë për një biznes ku shteti do të paguajë rreth 400 milionë euro tek privati që fshihet në parajsë fiskale dhe askush nuk e di kush është.

Postimi i plotë:

Qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal në lidhje me ndërtimin inceneratorit të Tiranës.

Me inceneratorin e Tiranës ka patur veprime të paramenduara dhe planifikuara, duke nisur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, në dëm të interesit publik.

Bëhet fjalë për një biznes ku shteti do të paguajë rreth 400 milionë euro tek privati që fshihet në parajsë fiskale dhe askush nuk e di kush është.

Hetimi limonatë për “pabarazi në tendera” është tallje me djersën e shqiptarëve.

Partia Demokratike do të depozitojë shumë shpejt padinë e vërtetë penale për inceneratorin e Tiranës.

Bashkëpunimi kriminal i këtij pushteti për të përfituar kundër interesit të qytetarëve, do të duhet të ndëshkohet!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
“Na kanë ndërruar gjendjen civile se jemi të djathtë”, PD: Rama plan për manipulimin e zgjedhjeve

Partia Demokratike ka deklaruar se do të padisë penalisht ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe zyrtarë të tjerë pas denoncimeve...

Close