X

“Mashtron për listat”, demokratët i përgjigjen Lleshajt: Lexo nenin 46 të Kodit Zgjedhor


Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për listat e zgjedhësve.

Ministri deklaroi një ditë më parë se nuk do të ketë ndërrim të qendrave të votimit të qytetarëve.

Lidhur me këtë, Alibeaj në një postim në rrjetet sociale shprehet se Lleshaj ka mashtruar sërish, ndërsa i kërkon të lexojë nenin 46 të Kodit Zgjedhor.

“Për Lleshajn dhe të gjithë ata që duan të manipulojnë listat e zgjedhësve, të lexojnë nenin 46 të Kodit Zgjedhor. Aty tregohet se si krijohen listat e zgjedhësve: krijohen nga REGJISTRI I GJENDJES CIVILE, ku elementi “vendbanim” është thelbesor!”, shkruan Alibeaj mes të tjerash.

Reagimi i plotë nga Enkelejd Alibeaj:

I KAPUR NE FLAGRANCE!

Sandër Lleshaj paska mashtruar sërish për skandalin e manipulimit të listave të gjendjes civile dhe listave të zgjedhësve!

Si i pandehur i kapur në flagrancë, u përbetoka se lista e zgjedhësve nuk do të ndryshojë. Dhe po si të pandehurit që krimin e çojnë deri ne fund, rrëfen se do të zhvendosë 300 mijë qytetarë nga vendbanimi i tyre.

Injoranca nuk është alibi për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor!!

Mësimi i parë, për këdo zyrtar shteti është: lexo ligjin, lexo ligjin dhe lexo ligjin!

Per Lleshajn dhe të gjithë ata që duan të manipulojnë listat e zgjedhësve, të lexojnë nenin 46 të Kodit Zgjedhor. Aty tregohet se si krijohen listat e zgjedhësve: krijohen nga REGJISTRI I GJENDJES CIVILE, ku elementi “vendbanim” është thelbesor!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Mjaft me vonesa për të ardhmen europiane”, Meta citon Konicën: Kur i lë treni shqiptarët, thonë na iku

Përmes një postimi në rrjetet sociale Presidenti Ilir Meta shkruan se qeveria duhet të mos vonohet më e të mos...

Close