X

Kida surprizon me setin e ri fotografik


Një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar është padyshim Kida. Këngëtarja e hitit “Deja Vu” ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm këtë verë me dy projektet “Paranoja-Pishman” dhe “Edhe Sa”. Së fundmi, Kida tërhoqi vëmendjen me ndryshimin drastik që bëri në look.

Nga flokët e errëta që jemi mësuar gjithmonë duke parë, Kida u kthye në një bjonde, dhe ku dukej mjaft joshëse. Pak më parë, ajo i ka surprizuar të gjithë me fotot e fundit të publikuara.  Kida shfaqet me një model flokësh aspak të zakonshëm.

 

View this post on Instagram

 

passion more wild than a hurricane.

A post shared by KIDA (@kida) on

“Pasion më i egër se një uragan”, shkruan Kida krahas fotove. Ndërkohë, nuk kanë munguar as komentet e shumta të ndjekësve të saj. Megjithatë, nuk dihet nëse këngëtarja po përgatitet për një klip, apo është thjesht një set i ri fotografik

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Mariah Carey “nuk e njeh” Jennifer Lopez, ç’ka ndodhur mes divave të muzikës

Mariah Carey ka treguar edhe njëherë se “nuk e njeh” Jennifer Lopez. Mariah Carey ka thyer heshtjen për raportin me...

Close