X

Ilir Demalia komenton debatin “Trump-Biden”: Më i turpshmi në historinë e debateve në SHBA!

Nga Ilir Demalia

Pas debatit të djeshëm , më i turpshmi debat në historinë e debateve që nga debati i parë në 1960 në mes kandidatëve Kennedy dhe Nixon, Komisioni Debatit, sot njoftoj se për debatin e dytë do të ndryshojnë rregullat.
1. Ndryshim i sigurte do të jetë: kur një prej kandidatëve do të ndërhyjë, në mënyrë brutale, pa takt, me një nivel rruge siç bëri mbrëmë Presidenti Trump që e ktheu debatin në një kakaofoni, do ti hiqet mikrofoni.
Çka ndodhi mbrëmë nuk është parë kurrë në historinë e debateve në Amerikë. Nuk është kjo kultura e debateve në Amerikë. Nuk është ky modeli i lidershipit në Amerikë. Nuk është kjo Amerika.
Amerika është modeli vlerave, ideve, lirisë dhe respektit të ideve ndryshe, mendimit ndryshe, ku në fund të gjithë jemi Amerikan.
Zoti bekoftë United State of America.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/