X

Atalanta magjeps në “Olimpico”, Gjimshiti fiton derbin me Strakoshën

Berat Gjimshiti fiton derbin kuqezi në Serinë A me Thomas Strakoshën. Atalanta, ku luan qendërmbrojtësi nga Presheva, i dha një “shuplakë” të fortë Lazios së “gardianit” të Kombëtares, duke fituar thellë 1-4 brenda në “Olimpico”. Dy ndeshje dhe po kaq fitore për ekipin e Gasperinit, që po tregon një formë të shkëlqyer në vijimësi nga sezoni i kaluar.

Pa u mbushur 10 minuta lojës, Gosens shtyu me forcë drejt rrjetës një top që nuk u arrit të largohej nga mbrojtja laciale pranë zonës së portierit, ndërsa në minutë e 32-të Hateboer, i lënë i lir ënë shtyllën e dytë i dha epërsinë e dyfishtë Atalantës.

Goditjen e radhës Atalanta e mori pa u mbyllur pjesa e parë nga Papu Gomez, i cili realizoi edhe të katërtin për bergamaskët në pjesën e dytë, pak pasi Caicedo kishte shkurtuar diferencën në 1-3. Goditje e rëndë për Simone Inzaghin, që humb duelin e parë ndaj një rival direkt për pjesën e lartë të renditjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/