X

Anëtarësia e PD në Shkodër zgjedh 23 kandidatët (Emrat)

Mbyllet procesi i numërimit të votava për degën e Partisë Demokratike Shkodër. 23 emrat e propozuar janë konfirmuar si kandidatë të mundshëm për deputet dhe kryetar bashkie nga anëtarësia e PD-së.

Kreu i PD në Shkodër, Xhevdet Amuli informon se nga 3100 anëtarë, morën pjesë në votime 2178, pra në një masë prej 70%. Ai ndër të tjera siguron se demokratët e Shkodrës më 25 prill do të sigurojnë fitoren e thellë për PD.

STATUSI I XHEVDET AMULIT

Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Shkodër. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në këtë proces të anëtarëve të Partisë. Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.

Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:

Numri i anetareve me të drejtë vote: 3100 anëtarë
Pjesëmarrja në votime: 2178 anëtarë ose 70 %

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

1. ARBEN GJURAJ
2. ARTAN HAXHI
3. BARDH SPAHIA
4. BASHKIM RROJI
5. BENARDETA SYKU
6. BLENDI GJYLBEGAJ
7. EMILJANO PJETRI
8. FLORIAN BJANKU
9. GRETA BARDELI
10. HELGA SALLAKU
11. HELIDON BUSHATI
12. IMELDI SOKOLI
13. IZMIRA ULQINAKU
14. LEDINA MANDIJA
15. LORENC LUKA
16. MARK RUPA
17. NDOC ASHTA
18. NESTI KIRI
19. NEVILA BUSHATI
20. RAMIZ ÇOBAJ
21. ROMEO GURAKUQI
22. VOLTANA ADEMI
23. XHEMAL BUSHATI

Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Shkodrës janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Shkodrës do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020.

#partiademokratikeshkodër #PD #XhevdetAmuli

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, “habit dynjanë”: Valët e muzikës përçojnë virusin!

Ministri i Turizmit në Republikën e Shqipërisë, Blendi Klosi, ka bërë një deklaratë-zbulim të padëgjuar ndonjëherë, që ka shkaktuar habi...

Close